Korça shpalos programin e fundvitit, dhjetori do të sjellë atmosferën festive me aktivitete të shumta

Muaji dhjetor pritet të shndërrojë Korçën në një skenë të madhe festash, ku shfaqjet, koncertet dhe aktivitetet artistike do të sjellin gjallëri e emocion deri në natën e ndërrimit të viteve. Organizatorët bëjnë me dije se ky dhjetor do të jetë një nga më të mbushurit me aktivitete gjatë viteve të fundit, duke synuar të ofrojnë një përvojë të veçantë kulturore dhe festive për të gjithë qytetin.
“Duhet të veçojë në këtë kalendar, premierën e orkestrës simfonike nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli dhe do kemi një program që do jetë me tematikë festash. Këtë vit do kemi një muzikal “Katedralja e Parisit”, e cila vjen nën drejtimin e regjisorit Xhuliano Brisku.
Do jenë aktorët e Korçës të cilët dhe këndojë, do jenë dhe të ftuar nga kryeqyteti. Përveç korit akapel, do kemi dhe korin e të rinjve, i cili do ketë një premierë në datën 26, ata akanë zgjedhur materiale të hiteve botërore këtë vit. Janë këngë që sjellin gëzim, festë.
Dua të përmend kitarat e Korçës që ka tre vite që është kthyer në traditë dhe këtë vit do kemi edhe më shumë kitare nga vitet e kaluara.
Do më duhet të veçoj dhe korin akapel i drejtuar nga Trimor Dhomi i cili sjell serenatën dhe këngët e Krishtlindjes në datën 25.
Kemi gjithashtu një koncert recital të Jorgjeta Lalazit’ e cila ju e dini është mbretëresha e serenatës korçarë”, deklaroi Blerta Belliu, Drejtore e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”.
Korça konfirmon edhe një herë traditën e saj si kryeqyteti shqiptar i kulturës dhe artit në prag të festave të fundvitit.
/RTSH/