E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet pa jetë në banesë një i moshuar, ka shenja dhune në trup. Dyshohet se është vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Bulgarec të Korçës, ku është gjetur i pajetë në banesën e tij 78-vjeçari Gëzim Vija.

Sipas informacioneve, trupi i të moshuarit është zbuluar nga fqinjët, të cilët vunë re se dritarja e banesës ishte e thyer dhe pasi hynë brenda, e gjetën pa shenja jete. Menjëherë ata njoftuan policinë e Korçës.

Nga këqyrja paraprake e trupit, ekspertiza ka konstatuar shenja dhune, çka ngre dyshimet se vdekja e 78-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një sulmi. Policia po heton pistën e grabitjes, për shkak të dëmtimit të dritares dhe mungesës së një shume parash dhe orendish në banesë.

Trupi i viktimës pritet të dërgohet në morg për ekspertizë të mëtejshme, ndërsa policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë në zonë për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›