E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vret veten një 26 vjeçar në kushte depresioni

Olgert Kovaçi nga qyteti i Korçës ka vendosur ti japë fund jetës sot duke pirë një grusht me medikamente të ndryshme. Familjarët janë tmerruar kur kanë gjetur në dhomë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore 26-vjeçarin. Ata e kanë transportuar me urgjencë në spital por ka qenë e pamundur ti jepej as ndihma e parë pasi ai ka arritur në duart e mjekëve i vdekur. Sipas hetimeve të para rezulton se vdekja e 26 vjeçarit ka ardhur për shkak të përdorimit të një sasie të madhe medikamentesh të ndryshme. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›