Maqedoni, nesër rivotime në 15 qendra votimi
Të dielën më 29 qershor do të zhvillohen rivotime në 15 qendra votimi në njësinë e parë dhe të gjashtë zgjedhore në Maqedoni.
Rivotimet zhvillohen në komunat e Sarajit, Tetovës, Gostivarit, Bërvenicës dhe Zhelinës, ku u regjistruan parregullësi gjatë rivotimit të pare të 15 qershorit. Zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski deklaroi se rivotimet do të zhvillohen në 4 qendra votimi në komunën e Sarajit, 3 qendra të votimit në Bërvenicë, 2 qendra votimi në Gostivar, 2 qendra votimi në Zhelinë dhe 3 qendra votimi në Tetovë.
Sipas tij, me këto rivotime do të ketë ndryshime në numrin e deputetëve të partive politike në njësinë e parë dhe të gjashtë zgjedhore, ku numri i qytetarëve që do të shprehin votën e tyre është mbi 10 mijë. (INA)