E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësimin, Hasani: Mundësi e humbur historike, përmbushni zotimet

Ministri i Jashtëm Igli Hasani e ka cilësuar si mundësi të humbur historik për Kosovën për mos përfshirjen e anëtarësimit të saj në agjendës e takimit të Këshillit të Europës.

Ministri Hasani tha se Kosova duhet të plotësojë me shpejtësi zotimet e saj në mënyrë që anëtarësimi i saj të përfshihet në mbledhjen më të afërt të KiE.

“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.

Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur ç’ka i kemi borxh popullit të Kosovës”, shkruan Hasani në facebook.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës mblidhen sot (17 maj) në Strasburg , por çështja e pranimit të Kosovës në këtë mekanizëm nuk është pjesë e agjendë.

Kjo ndodhi për shkak të mosplotësimit nga ana e Kosovës lidhur me krijimin e Asosacionit për komunitetin serb në veri, ku një ditë më parë tha se do të dërgojë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut për themelimin e Asociacionit në fund të muajit maj.

Asosacioni i Komunave me shumicë serbe ishte vendosur si kusht për Kosovën për anëtarësimin në KiE.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›