E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kosova, lufta e heshtur” – Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

“Kosova, lufta e heshtur”, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën në vitet 1991-1999, një libër nga Zef Mazi, që vjen e si një rrëfim i drejtpërdrejtë mbi proceset diplomatike që shoqëruan vitet vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. 

Mazi sjell në këtë botim dëshmi dhe analiza mbi diplomacinë e asaj periudhe. Në libër vihet në qendër roli i Shqipërisë për Kosovën, sfidat e një shteti të vogël në një krizë të madhe ndërkombëtare, si dhe përplasjet mes politikës dhe të drejtës ndërkombëtare.

Autori ndalet edhe te vendimmarrjet që, sipas tij, janë marrë shpesh pas dyerve të mbyllura, por që kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimet historike.

“Pak kanë qenë dështimet e të mëdhenjve që kanë pasur pasoja kaq katastrofale, për një komb kaq të vogël”, u shpreh autori Zef Mazi.

“Kosova, lufta e heshtur” përmban kujtime mbi bazë arkivore dhe analiza të mekanizmave të diplomacisë, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të proceseve që çuan drejt pavarësisë së Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›