E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova shkruan historinë, fiton 4-3 ndaj Sllovakisë

PRISHTINË, 26 mars/ATSH/ Kosova ka shkruar një nga faqet më të bukura të historisë së saj futbollistike, duke triumfuar me përmbysje spektakolare 3-4 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, në një ndeshje dramatike dhe plot emocione që e dërgon në finalen e madhe të “play-off”-it për Kampionatin Botëror.

Ndeshja nisi keq për “Dardanët”, të cilët pësuan gol që në minutën e 6-të nga Martin Valjent. Megjithatë, reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm, me Veldin Hoxhën që barazoi shifrat në minutën e 31-të. Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin riktheu epërsinë për Sllovakinë (2-1), duke i dërguar skuadrat në pushim me avantazh për vendasit.

Në pjesën e dytë, Kosova dominoi plotësisht. Fisnik Asllani barazoi rezultatin në 2-2 me një supergol, ndërsa Florent Muslija përmbysi gjithçka në minutën e 60-të për 3-2. Fitorja u vulos nga Kreshnik Hajrizi në minutën e 72-të, duke çuar shifrat në 4-2 dhe duke ndezur festën e madhe të “Dardanëve”, derisa vendasit shënuan golin e tretë në minutat shtesë, por që ishte i pa vlerë.

Me këtë fitore, Kosova siguron finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje historike që mund të përcaktojë fatin e kualifikimit në Botëror.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›