E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosovë – Pas aktgjykimit të Kushtetueses, subjektet politike mblidhen për konsulta në Kuvend

PRISHTINË, 27 qershor/ATSH/ Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, para fillimit të vazhdimit të 38-të seancës konstituive, ka kërkuar nga përfaqësuesit e subjekteve politike të mblidhen për konsulta në Kuvend.

“Para se të fillojmë me seancën, për shkak të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, i publikuar dje, e shoh të nevojshme që përfaqësuesit e subjekteve politike të mblidhemi në sallën numër 10 për një konsultim paraprak”, tha ai.  

Sot, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar ndaj aktgjykimit të  djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri në detyrë, Kurti ka thënë se aktgjykimi thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, të parashtruar nga Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur  kanë 30 ditë të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit-  zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarëve të rinj.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›