E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet semundja modernene skeletet e shqiptareve

Shkencetaret amerikane diten e marte publikuan nje lajm sensacional mbi studimet e tyre ne kocka te periudhes se mesjetes te gjetura ne Shqiperi. Eshtrat permbanin gjurme te semundjes infektive moderne brucelozes qe kap personat te cilet ushqehen me bulmet te papastorizuar.

Zbulimi i publikuar ne American Journal of Physical Anthropology eshte i pari qe sugjeron se semundja e njohur si bruceloza ka ekzistuar ne Shqiperi qe ne epoken e mesjetes.

Kryesisht nje semundje kafshesh bruceloza eshte nje semundje e zakonshme per zonat rurale te rajonit te Mesdheut dhe transmetohet ndermjet te njerezit me ane te bulmetit qe vjen nga kafshet e infektuara.

Semundja shkakton simptoma te ngjashme me gripin duke perfshire ketu ethet debulesen dhe humbjen e peshes. Ajo shkakton gjithashtu edhe demtime te kockave.

Kockat jane zbuluar ne zonen e Butrintit nga Studiues te universitetit te Miciganit dhe nje ekip internacional arkeologesh.

Skeletet qe kane demtime serioze ne zonen e shtylles kurrizore besohet se i perkasin meshkujve adoleshente qe kane jetuar nga shekulli i 10 deri ne shekullin e 13.

Skeletet u transportuan ne laboratoret e Miciganit per tu studiuar mbi ekzistencen e tuberkulozit dhe zbulimi i brucelozes ne to ishte nje shok per shkencetaret.

Eumlshte e mahnitshme te gjesh dicka kaq te re ne dicka kaq te vjeter u shpreh David Foran drejtor i programit te studimit. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›