Krasniqi: Të vendosur në luftën kundër piraterisë në të gjitha format që ajo shfaqet

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Autoriteti i Mediave Audiovizive nisi nga Kukësi procesin e Konsultimit Publik për ndryshimet që ka propozuar në rregulloren: “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi u shpreh se, në ndryshimet e propozuara parashikohen kritere të reja lidhur me marrjen e autorizimit, masa përforcuese ligjore për subjektet, për të dhënë shërbimin për të cilin janë të autorizuar, por edhe masa lehtësuese sa i takon dokumentacionit që kërkohet nga OSHMA-të në kërkesën e tyre për autorizim apo rinovim autorizimi.
“Jemi të vendosur në luftën tonë kundër piraterisë në të gjitha format që ajo shfaqet, siç nuk do të reshtim së përkrahuri subjektet e ligjshëm. Në këtë luftë jemi bashkë me ta”, theksoi Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.
“Denonconi çdo shkelje që ju e shihni se po ju bëhet padrejtësisht në veprimtarinë tuaj të ligjshme. AMA do t’ju gjendet gjithmonë pranë për zbatimin e ligjit”, theksoi kryetarja e AMA-së.
Krasniqi bëri një thirrje edhe për të gjithë qytetarët.
“I thoni JO produkteve që vijnë nga IPTV të paligjshme. Paratë që po shpenzoni me ta po i hidhni në plehra”, theksoi ajo.
1 nga 16/r.e//a.f/