E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredia në euro u rrit me 10,5 % në 2025-ën

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Kredia në euro shënoi rritje gjatë vitit 2025, duke arritur në 169,9 miliardë lekë kredi të reja të disbursuara nga sektori bankar.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia në euro u rrit me 10,5% krahasuar me vitin 2024.

Kredia në euro për biznesin shënoi vlerën 138,3 miliardë lekë, në rritje me 6% në terma vjetorë.

Ndërkohë, kredia për individë në euro arriti në 24,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 19,4% krahasuar me një vit më parë.

Zhvillimet konfirmojnë një kërkesë të qëndrueshme për financim në monedhën europiane, ndonëse me ritme më të moderuara krahasuar me vitin pararendës.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›