E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonus 5% në grantet për startup-et e grave dhe ekonomisë së gjelbër

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e vlerësimit për projektet që përmbushin kushtet e përcaktuara.

Ky bonus aplikohet mbi pikët totale të marra gjatë procesit të vlerësimit nga komisioni dhe jepet vetëm një herë, nëse plotësohen dy kushte njëkohësisht.

“Aplikuesi është vajzë/grua, ose ekipi i startup-it përbëhet nga të paktën 51% gra/vajza, dhe aktiviteti kryesor i startup-it ofron zgjidhje në ekonominë e gjelbër dhe/ose në sektorin digjital”, bëri të ditur ministrja.

Nëse projekti plotëson këto kritere, në fund të procesit të vlerësimit i shtohet 5% bonus mbi pikët e marra nga kriteret e vlerësimit. Për shembull, nëse një aplikim merr 60 pikë nga komisioni, rezultati përfshin edhe bonusin prej 5%.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky mekanizëm ka për qëllim të inkurajojë pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje dhe të mbështesë zhvillimin e zgjidhjeve inovative në ekonominë e gjelbër dhe sektorin digjital, që janë prioritete kryesore të programit “Grant 2026”. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›