E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar

TIRANË, 5 mars/ATSH-Maela Marini/ Kuvendi miratoi sot dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërsa opozita bllokoi foltoren gjatë procesit të votimit.

Me 85 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu Kuvendi miratoi me 83 vota pro dhe dy kundër dekretin e Presidentit për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Me 81 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Pirro Vengut nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po ashtu me 83 vota pro Albana Koçiu u shkarkua nga detyra e ministres së Punëve të Brendshme.

Kuvendi miratoi me 83 vota pro shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e ministrit të Drejtësisë.

Me 82 vota pro, Kuvendi miratoi edhe shkarkimin e Toni Gogut nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në vijim Kuvendi miratoi me 83 vota pro dhe 3 vota kundër emërimin e Albana Koçiut në postin e zv/kryeministres.

Me 83 vota pro dhe 4 vota kundër Kuvendi emëroi Ferit Hoxhën, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Besfort Lamallari u emërua ministër i Punëve të Brendshme me 83 vota pro dhe 4 kundër.

Ermal Nufi u emërua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër.

Toni Gogu u emërua ministër i Drejtësisë me 83 vota pro dhe 5 kundër.

Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër.

Ndërsa Erjona Ismaili u emërua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota pro dhe 4 vota kundër.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së në 26 shkurt.

Kuvendi voton ndryshimet në Qeveri, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj 1 nga 15

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›