E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim pasioni? Shoqërohet një i ri pas vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec

Ilirjan Selmani është shoqëruar nga policia e Pogradecit pas vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço.

Fillimisht policia ka dyshuar se vdekja ka ardhur nga asfiksia por më vonë kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar grupin të shkojë tek autori i dyshuar dhe dinamika ngjarjes.

Nga këqyrja e këtyre kamerave është parë i dyshuari Ilirjan Selami të dalë nga rrugica rreth orës 05:30 minuta dhe të hedhë brenda kazanit të plehrave diçka që policia me vonë ka parë se ishin rrobat e tij.

Policia ka rikthyer Selmanin në vendin e ngjarjes për të treguar të gjithë dinamikën e vrasjes.

Fillimisht i shoqëruari në policinë e Pogradecit është futur nga grupi i hetimi brenda banesës e më pas i shoqëruar nga policia është çuar te kazanët ku janë gjetur rrobat e tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se nuk përjashtohet pista e një krimi pasioni.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›