E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënë e bijë me pranga në duar, dalin para Gjykatës autorët e dyshuar të vrasjes së 56-vjeçarit në Fier

Ditën e sotme janë paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunotorë të vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama, në Frashër të Patosit.

Tre të dyshuarit janë vajza e viktimës Emalinda Rama, 26 vjeçe, nëna e saj Valbona Rama, 53 vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55 vjeçari banues në Arapaj.

Ata do të dalin para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari.

Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërpjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 korrik. Vajza e viktimës, Emalinda Rama telefonoi policinë dhe raportoi se babai i saj kishte humbur jetën aksidentalisht në banesë.

Por një ditë më pas, pas këqyrjes së trupit policia zbuloi shenja dhune në trupin e Anesti Ramës dhe arresstoi vajzën e tij, si autore e dyshuar e ngjarjes.

Dyshohet se e reja është ndihmuar nga nëna e saj Valbona Rama dhe Çlirim Dogani për të fshehur gjurmët e krimit. Të tre u vunë në pranga pas ngjarjes dhe ditën e sotme pritet të njihen me masën e sigurisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›