Krime zgjedhore, kontrolle në Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Korçë me urdhër të GJKKO-së

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Policia e Shtetit ka ekzekutuar gjashtë vendime të GjKKO-së, për kryerjen e kontrolleve shtetasve dhe mjeteve, me objektiv goditjen e krimeve zgjedhore.
Sipas njoftimit, ekzekutimi i vendimeve është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me BKH-në, me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe me drejtoritë vendore të Policisë Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Korçë.
“Kontrollet u kryen ndaj 12 shtetasve dhe 9 automjeteve, në lidhje me akuza për korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.
Vijojnë veprimet operacionale, në drejtimin e SPAK-ut, me qëllim konstatimin dhe dokumentimin e krimeve zgjedhore. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /j.p/