Pas arrestimit të Maduros, Delcy Rodriguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

Pas arrestimit të Nicolás Maduros, Venezuela ka një udhëheqëse të re të përkohshme. Delcy Rodríguez u betua si presidente e përkohshme, duke marrë detyrën për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes në një moment krize të thellë politike.
Ceremonia e betimit u zhvillua në Caracas, ku Rodriguez theksoi se do të mbrojë institucionet dhe popullin venezuelian në këtë periudhë tranzicioni. Ajo u zotua të ruajë stabilitetin dhe të udhëheqë vendin drejt një procesi politik demokratik.
Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e gjerë ndërkombëtare, pasi Venezuela ndodhet në qendër të debatit global pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe reagimit të fortë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rodriguez, e njohur për rolin e saj si ish-zëvendëspresidente dhe figurë e afërt me Maduron, pritet të përballet me sfida të mëdha për të ruajtur rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e krizës.
/rtsh.al/