Krujë, gjendet një parcelë me hashash në mes arës me grurë
Në mes të një pylli, mes një are me grurë policia ka gjetur të mbjellura edhe 101 rrënjë kanabisativa. Gjatë një operacioni ditën e sotme policia ka arritur të lokalizojë parcelën e mbjellur me kanabis në komunën Culli të rrethit të Krujës. Policia ka asgjësuar bimën por nuk ka arritur të gjejë autorin pasi ara ndodhej në pyll dhe toka është pa pronar.