Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në SPAK, i komunikohet akuza e korrupsionit zgjedhor

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur këtë të premte (3 tetor) në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku i është komunikuar akuza e korrupsionit në zgjedhje.
Pas fletëthirrjes së dërguar nga SPAK, Shkreli është paraqitur në prokurori i shoqëruar nga avokati i tij.
Pak muaj më parë, Shkreli mohoi të ishte pjesë e kontrolleve nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, në dyshimet për përfshirje të zyrtarëve të lartë në krime zgjedhore.
“Jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë instancat qeveritare. Po bëj punën që na ka votuar populli dhe të kryejmë detyrën që na është dhënë dhe besuar nga populli”, ka thënë më herët kryebashkiaku i Vaut të Dejës.
Lidhur me vënien nën hetim të Shkrelit apo sekuestrimin e celularit të tij, SPAK nuk bëri asnjë koment.
/rtsh.al/