E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Rama: Fyejt e Gramshit, trashëgimi e bukur e kulturës sonë popullore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh për qytetarët në rrjetet sociale, duke vënë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në postimin e tij, Rama ka zgjedhur tingujt karakteristikë të fyejve nga Gramshi, duke i cilësuar ato si një pasuri të veçantë të kulturës popullore.

“Mirëmëngjesi dhe me tingujt e veçantë të fyejve të Gramshit, një trashëgimi e bukur e kulturës sonë popullore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›