Carlos Alcaraz humbet dhe eliminohet, te McLaren “dridhen” para garës së Japonisë

Humbja e fundit e tenistit spanjoll ka koinciduar me një fundjavë makthi për skduerinë angleze të Formula 1.
Tani në Woking po bëjnë lutjet e rastit. Sezoni i kampionëve në fuqi të Formula 1 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa tani shfaqen edhe koincidencat. Mund të jenë thjesht koincidenca, por kur përsëriten, ngrejnë gjithmonë dyshime.
Mund të mos jesh supersticioz kur nuk është nevoja, megjithatë kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Kur Carlos Alcaraz, numri 1 i botës në tenis, humb, McLaren kalon një fundjavë gare për t’u harruar.
Të paktën në 2026-ën, humbjet e tenistit spanjoll kanë përkuar me paraqitje katastrofike të skderisë së Formula 1. Në Indian Wells Alcaraz humbi në gjysmëfinale ndaj Medvedev; Çmimi i Madh i Kinës u shoqërua me një defekt elektrik dhe asnjë nga makinat McLaren nuk u nis.
Gjatë Miami Open, në mënyrë surprizë Carlos Alcaraz humbi ndaj Korda dhe u eliminua përpara kohe. Të shtunën dhe të dielën është gara e Japonisë dhe për ata që besojnë, ka jo pak ankth…