E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri britanik do të takohet së shpejti me Donald Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord të takoheshin së shpejti gjatë bisedës së tyre telefonike dje.

Dy liderët diskutuan për familjen mbretërore dhe “marrëdhëniet e ngrohta” midis vendeve të tyre, sipas një deklarate të lëshuar nga Downing Street.

“Të dy liderët nënvizuan rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe të ngrohta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe presidenti foli për respektin dhe dashurinë e tij për familjen mbretërore”, thuhet në deklaratë.

“Ata ranë dakord të takohen së shpejti dhe presin me padurim diskutime të mëtejshme më pas”, vijon më tej deklarata.

Në deklaratën e Downing Street nuk u përmendën shpenzimet e mbrojtjes, një pikë e mundshme fërkimi midis dy vendeve, pasi Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrisin buxhetet e tyre ushtarake.

Starmer dhe Trump diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe udhëheqësi britanik vlerësoi rolin e Trump në sigurimin e një armëpushimi në Gaza.

“Ata diskutuan gjithashtu tregtinë dhe ekonominë dhe kryeministri foli për mënyrën se si po reduktojmë rregulloret për të stimuluar rritjen”, thuhet në deklaratë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›