E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmi izraelit në Bregun Perëndimor, Hamasi: Dy viktima dhe tre të plagosur

Një sulm ajror izraelit ka vrarë dy persona në Bregun Perëndimor dhe ka plagosur tre të tjerë, pretendon Hamasi.

Sulmi ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin Tulkarm, shkruan Sky news.

Ministria palestineze e shëndetësisë konfirmoi se dy persona ishin vrarë, por pa i identifikuar ata.

Të paktën 16 palestinezë janë vrarë në Jenin dhe zonat përreth që nga fillimi i armëpushimit, duke përfshirë 4 që dyshohet se ishin luftëtarë.

Të shtunën në mbrëmje, forcat izraelite qëlluan gjithashtu një vajzë 2-vjeçare gjatë një bastisjeje në fshatin Ash-Shuhada, në jug të Jeninit, thanë zyrtarët palestinezë.

IDF tha se trupat në një operacion kundër terrorizmit kishin qëlluar në një strukturë ku militantët e dyshuar ishin fshehur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›