Atentati mafioz ndaj Irakli Davellës në Athinë, policia greke arreston dy shqiptarë

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella dhe plagosjen e rëndë të 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Thrakomakedones të Athinës paraditen e 15 dhjetorit. Irakli Davella u qëllua me breshëri plumbash në kokë.
Mediat greke raportuan se 45-vjeçari që humbi jetën ishte pronar lokali në Peristeri.
Policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të botës së krimit, të cilët janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.
Sarandioti, i cili gëzonte dhe nënshtetësi greke, rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Nga ana tjetër, Edi Lolo i cili mbeti i plagosur rëndë sapo ishte kthyer nga Dubai në Greqi. /vizionplus.tv