E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Pakistanit ofron mundësinë të jetë ndërmjetës i mundshëm i paqes SHBA-Iran

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi të martën se vendi i tij është i gatshëm të presë bisedime mes SHBA-së dhe Iranit, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Iran.

Ai tha se “Pakistani mirëpret dhe mbështet plotësisht përpjekjet për dialog” dhe se, me pëlqimin e të dyja palëve, “do të ishte i nderuar të lehtësonte bisedime kuptimplota dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse”.

Në një postim në X, kryeministri Shehbaz Sharif tha se Pakistani mirëpriti dhe mbështeti plotësisht përpjekjet e vazhdueshme për të ndjekur dialogun për t’i dhënë fund luftës.

“Me kusht që të miratohet marrëveshja nga SHBA-të dhe Irani, Pakistani është i gatshëm dhe i nderuar të jetë vendi mikpritës për të lehtësuar bisedimet kuptimplote dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Për më shumë se një vit, Pakistani ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me Presidentin Donald Trump përmes diplomacisë dhe marrëveshjeve ekonomike, përfshirë edhe projekte me kriptovaluta dhe investime në hotelin Roosevelt në Nju Jork.

Pakistani ka kontakte të drejtpërdrejta me Washingtonin dhe Teheranin, në një kohë kur shumica e vendeve nuk kanë kanale komunikimi me Iranin.

Islamabadi ka frikë se një luftë e zgjatur mund të përhapet në territorin e tij, sidomos në provincën Baloçistan që kufizohet me Iranin.

Përveç kësaj, Pakistani ka një marrëveshje mbrojtjeje me Arabinë Saudite, e cila e detyron të ndihmojë në rast sulmi, por po përpiqet të shmangë përfshirjen direkte përmes kanaleve diplomatike me Teheranin.

Sipas burimeve zyrtare, Pakistani ka përcjellë disa mesazhe mes SHBA-së dhe Iranit që nga fillimi i konfliktit.

Vetëm muajin e fundit, kryeministri dhe ministri i jashtëm pakistanez kanë zhvilluar mbi 30 biseda me homologë në Lindjen e Mesme, përfshirë gjashtë me zyrtarë iranianë. Ka gjasa që takimet e para të zhvillohen në Islamabad brenda kësaj jave, me pjesëmarrjen e zyrtarëve amerikanë si nënpresidenti JD Vance, Jared Kushner dhe Steve Witkoff.

Pakistan welcomes and fully supports ongoing efforts to pursue dialogue to end the WAR in Middle East, in the interest of peace and stability in region and beyond. Subject to concurrence by the US and Iran, Pakistan stands ready and honoured to be the host to facilitate…

— Shehbaz Sharif (@CMShehbaz) March 24, 2026

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›