Kryeministri i Sllovakisë Fico letër Kostës: Jo para për armë në Kiev, politika ime e paqes nuk më lejon të votoj

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka formalizuar qëndrimin e tij kundër financimit të mëtejshëm ushtarak për Ukrainën, duke paralajmëruar një ngërç të mundshëm në Këshillin e ardhshëm Evropian.
Në një letër drejtuar Presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, Fico ka bërë të qartë se Bratislava nuk do të mbështesë asnjë paketë financiare që synon mbulimin e shpenzimeve të luftës për Kievin.
Pa u ndalur në detajet teknike të propozimeve të Komisionit Evropian, lideri sllovak ka vendosur një vijë të kuqe politike.
“Pa hyrë në meritat e zgjidhjeve individuale të propozuara nga Komisioni i BE-së, do të doja të deklaroja shumë qartë se, në Këshillin e ardhshëm Evropian, nuk jam në pozicion për të mbështetur asnjë zgjidhje për nevojat financiare të Ukrainës që do të përfshinte mbulimin e shpenzimeve ushtarake të Ukrainës për vitet e ardhshme,”, shkruan Fico.
Arsyetimi i Ficos bazohet në atë që ai e quan “politikë paqeje”. Sipas tij, dërgimi i fondeve për ushtrinë ukrainase nuk bën gjë tjetër veçse ushqen konfliktin.
“Politika e paqes që unë mbështes vazhdimisht më pengon të votoj në favor të zgjatjes së konfliktit ushtarak: sigurimi i dhjetëra miliarda eurove për shpenzime ushtarake do të thotë zgjatje e luftës,”, përfundon ai në letrën drejtuar kreut të Këshillit Evropian.
/rtsh.al/