Kryeprokurori i Hagës, sot në Serbi
Kryeprokurori i gjykatës së Hagës viziton Serbinë për të vlerësuar përpjekjet e Beogradit për arrestimin e të dyshuarve të mbetur për krime lufte që kërkohen nga Gjykata.
Siç njofton BBC kyështë udhëtimi i parë në Serbi i Serge Brammertz që nga arrestimi i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, në Beograd në Korrik.
Dy të dyshuarit e tjerë, një prej të cilëve është Ratko Mlladiç, janë ende në arrati.
Kryeprokurori Brammertz do të takohet me presidentin serb Tadiç, kryeministrin Cvetkoviç, dhe autoritete të tjera të larta.
Prokurori për krime të luftës i Serbisë, Vlladimir Vukçeviç ka deklaruar të martën se është intensifikuar kërkimi i Mlladiçit e Haxhiçit nga ardhja e qeverisë së re serbe dhe ka shtuar se mbi 10.000 njerëz në Serbi janë në kërkim të tyre.
Vukçeviç ka ripërsëritur se në bazë të informatave të grumbulluara deri më tani, Ratko Mlladiç po fshihet diku në Serbi.
Funksionarët e lartë të BE, Oli Rehn e Havier Solana, kanë deklaruar se raporti pozitiv i kryeprokurorit Brammerctz mund të jetë kyç për vendimin që ndoshta, deri në fund të shtatorit, të zhbllokohet pjesa tregtare e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin e Serbisë me BE, marrëveshje që Kuvendi i Serbisë e ratifikoi këtë javë. (INA)