E Diel, 1 Nëntor 2026

Hedh drogën në ferrë, largohet nga policia

Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 22.30, në rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavije, në vendin e quajtur “Ish Divizioni Ushtarak”, ku forcat e policisë ishin duke kryer shërbim në pikën e kontrollit, një shtetas disa metra larg postbllokut të policisë,  nga frika e kontrollit ka hedhur një çantë shpinë në disa ferra në anë të rrugës dhe është larguar me vrap në errësirë në drejtim të Lumit Drino.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të tij por për shkak të errësirës  ky shtetas ka mundur të largohet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ka rezultuar se brenda çantës  ndodheshin 6 pako në formë cilindrike, me peshë 1 kilogramë secila, të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Nga ana e policisë po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”parashikuar nga neni 283 I Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë datës 09.09.2008, nga postblloqet e policisë janë  bllokuar 7 autovetura të cilat ishin pa dokumente , si dhe një kamion i ngarkuar me cisterna metalike që shërbente për transport uji.Janë vendosur 91 masa administrative me vlerë 60.000 lekë, si dhe janë hequr xhamat e zinj 13 autoveturave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›