E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthupi: Protesta është valë. Do t’i ketë të gjitha format

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, juristi Rezart Kthupi foli për natyrën e protestave dhe mënyrën se si ato perceptohen nga publiku.

Sipas Kthupit, protesta nuk përfaqësohet vetëm nga episode apo simbole të veçanta, si arkivoli apo thirrjet e ashpra, por nga të gjithë qytetarët që marrin pjesë në të.

Ai theksoi se sheshi pasqyron frymën dhe vullnetin e njerëzve për të protestuar, ndërsa thelbi i protestës është mënyra se si ajo perceptohet emocionalisht nga publiku.

“Protesta janë të gjitha bashkë dhe jo vetëm ky me arkivolin apo ai që thotë “me plumb ballit” dhe këtu hapet një kapitull tjetër, diskutimi që bëjmë ne është çfarë ndodh aty tek sheshi. Ndërkohë sheshi është përfaqësuesi e atij që është shpirti i protestës, ata njerëz që kanë vullnetin për të dal dhe për të protestuar. Protesta është ajo që perceptohet emocionalisht nga populli. E di si e di si e mendoni ju protestën si një vilë linear që duhet të vijë vetëm rritje? Protesta është valë. Do ketë vitet e saj”, u shpreh Kthupi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›