E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamjet nga mbrëmja në Tiranë: Kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e mbrëmjes në Tiranë, duke e shoqëruar publikimin me një mesazh kushtuar kryeqytetit.

Përmes postimit të tij, Rama e cilësoi Tiranën si “kryeqyteti i Europës së Ballkanit”, duke shoqëruar pamjet me vargje nga kënga “Tirona”, e interpretuar prej tij dhe grupit West Side Family.

 “Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit.

Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›