Kujt i takon vula e PD? Baçi: Vula tek i zoti. U takon demokratëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” nga Alban Dudushi” se deputetët demokrat nuk e kanë më mendjen tek vula sepse sipas tij, vulën e kemi.
“Vula, e partisë janë demokratët , janë strukturat, është PD-ja. Vula ka një problem që na pengon të jemi legal në fushatën zgjedhore ky është një problem që duhet parë por për mendimin tim as gjykatat nuk ja japin vulën z. Basha sepse vula i takon demokratëve”, tha ai.
Sipas tij, tashmë dihet që Partia Demokratike kujt i përket, që ka struktura të ngritura, ajo që pati më 14 maj, pavarësisht atij rezultati, një përfaqësim dinjitozë, edhe pse e sulmuar fuqishëm dhe duke ia mohuar të gjitha të drejtat.
/rtsh.al/