Debati/ Hoxha: Kush është ‘Kali i Trojës’ brenda opozitës? Baçi: Jemi kundër komisionit!

Në një debat janë përfshirë deputeti demokrat Luan Baçi dhe gazetari Poli Hoxha në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, teksa po diskutohej lidhur me kompozimin e komisionit të posaçëm antikorrupsion.
Sipas Hoxhës, brenda opozitës ndodhet një “Kalë Troje”, teksa shtoi se maxhoranca ose i ka gjetur 5 anëtarët e opozitës si pjesë e komisionit, ose është tashmë në negociata.
Nga ana tjetër, Baçi kundërshtoi teksa tha se ata janë kundër këtij komisioni dhe se ai nuk mund të jetë legjitim pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike.
Debati:
Hoxha: Dje doli lajmi dhe ishte i vërtetë që e shtyu Edi Rama, papritur e rifut. Dje ka dalë Gazment Bardhi i nervozuar. Thelbi është, a do preket struktura e posaçme, reforma e drejtësisë me këtë komision? A do ndodhë si në Rumani? Ky është thelbi i gjithë kësaj dhe asnjë nuk e thotë përveç këtyre që janë të qartë, Basha. Janë kërkesat e SPAK për parlamentin, zgjatja e mandatit, financim.
Baçi: Kë të përkrahin, të përkrahin kërkesën e SPAK për zgjatje mandati, për financa? Çne që interesohet SPAK tani për zgjatjen e mandatit kur te mbarojë pas 5 vitesh
Hoxha: Është tjetër gjë që je kundër, unë po them këto duhen diskutuar në parlament
Baçi: Këtu ka një logjikë të ftohtë për të diskutuar gjënë, të bëjnë punë aty, mos të ndihen, pagën e kanë më të lartë se çdo institucion dhe nuk është e thënë të merret parlamenti me zgjatjen e mandatit, t’u shtojë ca financa…
Hoxha: Këto duhet të jenë diskutim në Parlament, thojini jo nuk jua zgjasim mandatin, nuk ju japim financa. Gjithë alibia që rri varur është me ça do merre konkretisht ky komision
Baçi: E kanë paracaktuar, i dinë dhe personat që do të jenë se i kanë në rezolutë
Hoxha: T’i them unë kush janë, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Gazment Bardhi. Tani këtu fillon loja, dje Gaz Bardhi tha nuk dimë gjë, në darkë Ylli Manjani bëri një shënim të fortë dhe thotë ‘më ra rastësisht në dorë një dokument i BE ose OSBE që ishte çuar pikërisht kush ishin pikat që do merret komisioni që ishin katër: për qeverisjen gjyqësore, magjistraturën, ligj për prokurorinë e posaçme dhe katër për prokurorinë tjetër në përgjithësi. Këto janë pikat që do merren. Qeveria i ka dërguar BE një dokument që ky është tagri i punës së komisionit. Ylli Manjani thotë që në dijeni të kësaj është edhe Gazment Bardhi me një grup të vogël. Kjo është historia, ndodh që ndërkombëtarët kanë reaguar vetëm për rezolutën në përgjithësi. 10 muaj, ç’punë ka ky afat 3 muaj para zgjedhjeve. Se kë ka ‘Kalë Troje’ brenda opozitës… sepse ai nuk do e hidhte sot për votim, u deklarua dje nga Kuvendi që do shtyhej. Atë 5 e opozitës ai ose e ka gjetur ose është në negociata, sepse nëse ulet pesçja e opozitës atje, legjitimohet.
Baçi: Mund të ulen edhe 6 edhe 10, por po nuk u ul PD, po nuk u ul grupi parlamentar zyrtarisht dhe kryesia e PD
Hoxha: Ça do bëjnë ata deputetët?
Baçi: Është vendimmarrja e tyre
Hoxha: Kjo është partia? Nuk do i përjashtoni?
Baçi: Është vendimmarrja e tyre
Hoxha: Po qenka loja, ja e zbuluam
/rtsh.al/