Hoxha: Ç’do të ndodhë nëse 5 deputetë të opozitës ulen në komision? Baçi: Zero shanse!

Gazetari Poli Hoxha është përplasur me qëndrime me deputetin Luan Baçi lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit për luftën kundër korrupsionit.
Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi gazetari Hoxha ngriti pikëpyetje nëse pesë deputetë të opozitës ulen në komision. Sipas tij nëse kjo pesëshja e opozitës ulet në komision, legjitimohet.
“Me çfarë do merret konkretisht ky komision. Ndërkombëtarët kanë reaguar vetëm për rezolutën në përgjithësi dhe kanë thënë darkort për çdo impuls për reformën në drejtësi, pos ska kthim mbrapa. Çfarë pune kanë këta të opozitën me qeverisjen e Ramës? Kë kanë kal troje brenda këtyre. Atë pesëshen ose e ka gjetur ose është në negociata sepse nëse kjo pesëshja e opozitës ulet në komision, legjitimohet”, u shpreh Hoxha.
Nga ana e tij deputeti Baçi tha se ka zero shance që dikush nga këta nga pesëshja të ulen në komisio pa vendimin e grupit parlamentar.
“Mund të ulen jo vetëm 5 por 6 deputetë apo më shumë, po nuk u ul partia Demokratike, grupi parlamentar dhe kryesia e PD-së është vendimmarrje e tyre. Nuk ka qëndrim politik. I ke të përcaktuara aty në bazë të funksioneve. Nëse nuk ka një vendim nga grupi parlamentar, çdo vendim do të jetë me vendimmarrje të grupit parlamentar dhe shance zero që dikush nga këta emra që u përmendet të ulen pa vendimin e grupit parlamentar. Mendimi im është që shumica e deputetëve të grupit parlamentar janë shprehur kundër dhe janë kundër”, tha Baçi.
/rtsh.al/