E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kujtimet për Radio Kukësin – Dy familje nga Rahoveci rikujtojnë burimin e shpresës gjatë luftës

Rasim Mazreku dhe Hysni Duraku, me origjinë nga Rahoveci i Kosovës, por prej vitesh banues në Zvicër, këtë fundjavë udhëtuan drejt Kukësit me një qëllim të veçantë  për të parë nga afër Radion Kukës. Radioja ishte i vetmi burim informacioni dhe shpresë për popullin e Kosovës.

Sipas tyre, gjatë viteve të luftës, zëri i radios së Kukësit përçohej në çdo familje dhe ishte ura që lidhte shqiptarët e ndarë nga kufijtë.

“ Në atë kohë kemi dëgjuar rregullisht Radio Kukësin. Përmes valëve të Radio Kukësin jemi informuar për shtetin ëma. Kemi nostalgji shumë të madhe. Sa herë që vijmë me pushime nga Zvicëra ne vijmë në Kukës”

Edhe pse kanë dekada që jetojnë jashtë Kosovës, shumë bashkatdhetarë e ndjejnë ende lidhjen shpirtërore me këtë vend simbolik.

Herë pas here, qytetarë nga Kosova, por edhe nga diaspora, vizitojnë ambientet e radios për të përjetuar nga afër kujtimet e vitit 1999.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›