E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes rinisin reshjet e boresakset te kalueshme me zinxhire

KUKES-Reshjet e debores rinisen ne oret e para te mengjesit te sotem ne zonen verilindore te vendit ndersa trashesia e debores ka arritur ne rreth 15 centimetra ndersa ne qytetet Kukes Krume Bajram Curri trashesia e debores arrin ne 3- 4 centimetra. Pavaresisht reshjeve te debores deri tani nuk verehet bllokim i akseve rrugore. Sipas zyres se emergjences civile ne Kukes deri tani debora e rene nuk ka bllokuar akset rrugore ndonese levizja e mjeteve eshte veshtiresuar ndjeshem vecanerisht ne akset rrugore Kukes-Shishtavec Kukes-Daj Rec Kukes- Qafe Shllak Krume-Bajram Curri dhe Fierze -Qafe Mali.

Reshjet e dendura te debores dhe akulli qe eshte i pranishem ne shume segmente rrugore kane bere qe shume mjete te angazhohen per normalizimin e situates se krijuar ne akset rrugore.

Keshtu per mbajtjen nen kontroll te segmentit te autostrades jane te angazhuar 9 mjete borepastruese 4 mjete ne aksin rrugor Kukes-Qafe Shllak 2 mjete ne aksin rrugor Kukes- Daj Rec 5 mjete ne akset rrugore te Tropojes dhe 2 mjete ne aksin rrugore Krume- Kukes. Po ashtu ne te gjitha akset rrugore nje ose dy mjete kane vazhduar hedhjen e kripes dhe te skorjes gje qe ka lehtesuar levizjen e mjeteve ne keto akse rrugore ne te cilat postoblloqet e policise nuk lejojne levizjen e mjeteve pa vendosur zinxhiret

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›