E Martë, 3 Nëntor 2026

Kullolli për ATSH-në: 18 krerët e prekur nga murtaja në Postribë asgjësohen sot, situata në kontroll

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) konfirmoi ditën e djeshme rastin e parë të murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR) në Shqipëri në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Veterinar, Sulejman Kullolli, tha sot për ATSH-në se, “18 bagëtitë e prekura nga murtaja do të asgjësohen sot, ndërsa është ndaluar lëvizja e kafshëve në territorin e Bashkisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe, dhe janë marrë të gjitha masat për izolimin e rastit, menjëherë pas konfirmimit të mërkurën se në vendin tonë është shfaqur ky virus”.

Kullolli tha se, rasti u raportua nga vetë fermeri më 3 qershor, ndërsa autoritetet veterinare ndërhynë menjëherë për të vendosur fermën në karantinë dhe ekspertet e veterinarisë janë në terren për kontrollin e fermave rreth vatrës ku shfaq murtaja.

“Murtaja e ruminantëve të vegjël nuk transmetohet nga nënproduktet, sidomos nëse gatuhen. Deri tani nuk ka konstatime për ferma të tjera të prekura, dhe shërbimi veterinar është në monitorim të vazhdueshëm,” u shpreh Kullolli. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›