E Martë, 3 Nëntor 2026

“Toka në shkolla”, Manastirliu: Nxënësit mësojnë më shumë për kujdesin ndaj mjedisit

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Nxënësit e shkollës “Kiço Blushi” e kanë kthyer oborrin e shkollës në një kopsht të gjelbëruar.

Ky mjedis u shërben nxënësve edhe si një laborator i hapur për biologjinë, kiminë dhe lëndë të tjera, ku njohuritë që kanë marrë në shkollë i zbatojnë në praktikë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot shkollën ku u njoh me disa nga projektet e nxënësve.

“Projektet e nxënësve kanë fokus reduktimin e plastikës, që është edhe tema qendrore e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. Së bashku ndamë ide konkrete për riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve plastike, duke dhënë mesazhe për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm”, theksoi Manastriliu.

Manastirliu u shpreh se programi “Toka në shkollë” po shtrihet edhe në shkolla të tjera, si një model që e lidh mësimin me natyrën dhe edukon brezin e ri me rëndësinë që ka kujdesi ndaj mjedisit.

“Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e shtrirë në shkolla në mbarë vendin, ku nxënësit  jo vetëm zhvillojnë aftësi praktike, por edhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e mjedisit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Gjithashtu ky program synon të zhvillojnë aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor dhe jo vetëm.

1 nga 9

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›