E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: Hap dyert Qendra Multifunksionale e Vjosës në Përmet

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Lumenjve, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përkujtoi 3-vjetorin e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, një arritje të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri dhe në Europë.

Kumbaro theksoi se “ditëlindja e tretë e Vjosës si Park Kombëtar, simboli më kuptimplotë i mbrojtjes së natyrës për brezat që do të vijnë, përmes krijimit të një modeli unik si parku i vetëm kombëtar i një lumi të egër në Europë, mbështetur jo vetëm nga dëshira, por edhe përmes projekteve konkrete”.

Pikërisht sot, në Ditën e Verës, ministrja bëri të ditur se “hapi dyert dyert Qendra Multifunksionale e Vjosës në Përmet që do të shërbejë si pikëtakimi mes njohjes së biodiversitetit, edukimit mjedisor dhe polit turistik në një prej pikave më panoramike të qytetit”.

Qendrës Multifunksionale është një tjetër hap drejt forcimit të turizmit ekologjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit, duke garantuar që Vjosa të ruhet si një pasuri e jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore.

1 nga 3

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›