Qëlluan me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen në Sarandë, arrestohen 4 persona

Reagimi i shpejtë i Policisë Sarandë bëri të mundur zbardhjen e një incidenti me të shtëna armësh zjarri, që ndodhi në lagjen nr. 1 të qytetit. Ngjarja ka ndodhur më 12.03.2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, ku shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur qëlluan me armë zjarri në ajër për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj.
Si pasojë e veprimeve policore, më 13.03.2026 u ndaluan katër persona të moshës 18 vjeç (A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z.) të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk e kallëzuan. Gjatë kontrollit u sekuestruan 5 gëzhoja, disa aparate celularë dhe një automjet.
Në kërkim janë shpallur J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprat penale: “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
/vizionplus.tv