E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurba e virozave në rënie, mjekët rekomandojnë evitimin e ambienteve të mbipopulluara

Ndryshe nga muajt janar dhe shkurt, të cilët kanë qenë mjaft të ngarkuar nga personat e prekur me viroza, aktualisht situata paraqitet e qetë.

Këtë e bën të ditur shefi i Urgjencës në spitalin e Kukësit, Alket Dokle.

“Deri më tani ka qenë një muaj i qetë, duket se ka ndikuar edhe muaji i Ramazanit, fluksi në urgjencë është ulur”, tha Dolke.

Sipas tij, rekomandohet që të evitohen ambientet e mbipopulluara, pasi rrisin gjasat e përhapjes së virozave.

“Më shumë janë gjendje me temperaturë, të vjella, bronkite. Sa më shumë kujdes për veten. Grumbullimi në ambiente të mbipolulluara të evitohet”, tha ai.

Gjatë javëve të fundit, numri i pacientëve nuk ka kaluar 30 persona në ditë.

Në uljen e numrit të pacientëve ka ndikuar edhe moti i qëndrueshëm, i cili nuk ka krijuar probleme shëndetësore, kryesisht te të moshuarit dhe fëmijët.

Gazetar: D. Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›