Rikonstruksioni i banesave, 62 familje përfituese në Maliq prej programeve të strehimit social

Rreth 62 familje janë përfituese të njërit prej programeve të strehimit social që do zbatohet nga Bashkia e Maliqit, me financim nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre familjeve në banesat e tyre, duke kryer rikonstruksione të pjesshme të çative, ndërrim të dyerve apo dritareve si dhe termoizolim e hidroizolim.
Sipas Johand Sulo, drejtor i Pronave dhe Aseteve tashmë janë kryer verifikimet e nevojshme në terren dhe plotësimi me dokumentacion, ndërsa pritet që ministria e linjës të dërgojë fondet për nisjen e punimeve në terren.
“Në kuadër të zbatimit të projektit për përmirësimin e banesave, bashkia Maliq ka marrë kërkesa nga 78 qytetar për të cilat janë miratuar 62 prej tyre”, u shpreh Sulo, Drejtor i Pronave dhe Aseteve Bashkia Maliq.
Projekti i përmirësimit të kushteve të banimit ka hyrë tashmë në vititn e tetë në bashkinë e Maliqit ndërsa paraprakisht ka marrë edhe miratimin në Këshillin Bashkiak.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/