E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurti: Konfirmimi i origjinës së kërcënimit dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës

PRISHTINË, 6 korrik/ATSH/ Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e parashikuar të mbahej dje në ora 11:00 u shty për në orën 20:00 pas paralajmërimeve për shpërthim potencial të një bombe brenda objektit të institucionit legjislativ të Kosovës.

Deputetët dhe mediat prezente u evakuuan nga Policia e Kosovës të cilët konfirmuan se lajmi për bombë ishte i rremë, shkruan KosovaPress.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se konfirmimi i Policisë se kërcënimi e ka origjinën në Serbi, dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.”, ka shkruar Kurti në Facebook. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›