Kurti para takimit me Abdixhikun: Ta mbyllim me sukses zgjedhjen e presidentit

PRISHTINË, 2 mars/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke folur për mediet para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se po i vazhdon përpjekjet që të përmbyllet me sukses zgjedhja e presidentit.
Sipas procedurave, kanë mbetur edhe dy ditë afat.
“Po i vazhdojmë përpjekjet që ta përmbyllim me sukses zgjedhjen e presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza po takohem edhe me kryetarin e LDK-së. Gjithçka brenda pak ditësh do të merret vesh”, tha ai.
Të shtunën, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, po ashtu për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit. Pas takimit të dy kanë potencuar se kanë dështuar për gjetur një figurë unifikuese për president dhe se mbeten opsioni i hapur për kandidatura partiake.
Deri tani nuk ka asnjë kandidat zyrtar për president, derisa ambiciet për një mandat të dytë i ka shfaqur presidentja Vjosa Osmani.
Më 4 mars përfundon afati i zgjedhjes së presidentit, mos finalizimi i këtij procesi e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Kosovapress/