E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Kremlini : Vazhdimi i bisedimeve me Ukrainën është në interesin e vetë Rusisë

MOSKË, 2 mars /ATSH/ – Kremlini deklaroi sot se është në interesin e vetë Rusisë të vazhdojë bisedimet e paqes me Ukrainën dhe se preferenca e Moskës mbetet arritja e një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve, sipas Reuters.

Bisedimet e paqes duket se kanë ngecur javët e fundit për shkak të këmbënguljes së Rusisë që Ukraina të dorëzojë pjesën e mbetur të rajonit lindor të Donbas, të cilën Moska nuk e kontrollon, një ide që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka hedhur poshtë vazhdimisht.

“Bloomberg News” raportoi të shtunën, duke cituar burime të njohura me çështjen, se zyrtarët rusë po shohin gjithnjë e më pak arsye për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, nëse Kievi nuk sinjalizon gatishmëri për të hequr dorë nga territori.

“Rusia mbetet e përkushtuar ndaj bisedimeve dhe se qasja e saj nuk ka ndryshuar”,  tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

“Ne kemi interesat tona që duhet t’i mbrojmë dhe është në interesin tonë të vazhdojmë këto negociata. Sigurisht që mbetemi të hapur për këto bisedime”, shtoi Peskov, duke theksuar se “një zgjidhje politike dhe diplomatike është mënyra e preferuar e Moskës për t’i dhënë fund luftimeve”.

I pyetur nëse sulmet amerikane ndaj Iranit do të ndikonin në procesin e paqes për Ukrainën, Peskov tha se Rusia vazhdon të vlerësojë përpjekjet ndërmjetësuese të SHBA-së, por shtoi se Moska mbi të gjitha i beson vetes dhe do të udhëhiqet nga interesat e saj. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›