E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Evitimi i zgjedhjeve të reja, prioritet absolut

PRISHTINË, 2 mars /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha sot se prioritet absolut i tij është evitimi i zgjedhjeve të reja.

Pas takimit me Lumir Abdixhikun e LDK-së, Kurti tha se po punon që presidenti i vendit të zgjidhet me sukses.

“Kushtetuta thotë që të angazhohemi dhe obligon deputëtët që të votojnë. A do të realizojet kjo nuk e di, por kushtet i kemi ideale për tre kandidatë, por aktualisht nuk e kemi asnjë. Për shkak se mundësitë janë aty unë do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë që edhe nesër dhe pasnesër të arrijmë te rezultati dhe suksesi për presidentin. Tash për tash nuk kam diçka të re. Meqenëse në njërën anë figurë konsensuale nuk kemi dhe marrëveshje politike nuk kemi, sidomos prej kur PDK-ja tha se propozimi duhet të jetë partiak”, tha Kurti. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›