Ekonomi: Dhuna në protesta cenon stabilitetin dhe imazhin kombëtar

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi dënoi sulmin e protestuesve të Partisë Demokratike ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, gjatë tubimit të 28 shkurtit.
Duke marrë fjalën në sencën e sotme plenare, ku diskutohen mbi çështje të evidentuara nga zgjedhësit, Ekonomi u shpreh se përpjekjet për të tensionuar situatën politike nuk cenojnë vetëm palët politike, por ndikojnë drejtpërdrejt në imazhin e vendit dhe interesin kombëtar.
Ajo shtoi se demokracia kërkon dialog dhe debate institucionale, ndërsa dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të zëvendësojnë institucionet.
“Shqiptarët presin stabilitet dhe funksionim të institucioneve, jo konflikte të fabrikuara politikisht. Aktet e dhunës ndaj Vilës 31, e cila që nga viti 2025 shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë, janë të papranueshme dhe duhet të shmangen nga të gjithë organizatorët e protestave”, tha Ekonomi, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri dhe respekt të rregullave institucionale.
/e.xh/r.e/