E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish

Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.

Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Siç sqarojnë burime për mediat, Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Ai njihet ndryshe edhe me emrin Edmond Hyka.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›