E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush janë vëllezërit Koçeku të kërkuar nga SPAK, ‘krerët’ e grupit të trafikut të drogës

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se vepronte në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se drejtohej nga vëllezërit Abedin dhe Luçiano Koçeku, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Luçiano Koçeku është një emër i njohur edhe në botën e biznesit. Ai rezulton pronar i vetëm i shoqërisë “G.A.V Invest”, e themeluar në Tiranë në tetor të vitit 2022. Kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, projektimit, investimeve civile, turistike dhe industriale, si dhe në sektorin e hotelerisë dhe shërbimeve.

Emri i Luçiano Koçekut u bë publik edhe në gusht të vitit 2024, kur ai u përfshi në një incident dhune në një resort luksoz në Palasë, ngjarje që mori vëmendje të gjerë mediatike.

Ndërkohë sipas raportimeve, vëllezërit Koceku janë vendosur në Dubai prej shumë vitesh dhe masa e sigurisë së arrestit të lëshuar nga SPAK, nuk është ekzekutuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›