E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton dy projektvendime të rendit të ditës

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kuvendi miratoi sot në seancë plenare dy projektvendime të rëndësishme, të cilat kërkonin shumicë të thjeshtë votash.

Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” u miratua me 72 vota pro, zero abstenime dhe 2 vota kundër.

Ndërkaq, projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025, për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, me të cilin deputetët Arken Balla dhe Skënder Pashai caktohen anëtarë zëvendësues në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u miratua me 73 vota pro dhe asnjë abstenim.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›