E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi në seancë plenare për çështje të evidentuara nga zgjedhësit

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Kuvendi ka nisur sot seancën plenare publike, sipas urdhrit të firmosur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në rendin e ditës janë përfshirë tri pika kryesore, të cilat deputetët do të shqyrtojnë gjatë zhvillimit të seancës.

Pika e parë e rendit të ditës parashikon miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 19 nëntor 2025.

Më pas, deputetët do të vijojnë me seksionin e njoftimeve.

Pika e tretë parashikon diskutimet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, të cilat ndahen sipas minutazhit të përcaktuar për grupet parlamentare dhe deputetët jashtë grupeve, në bazë të nenit 40/1 të Rregullores së Kuvendit.

Kuvendi në seancë plenare, Foto; Florian Abazaj 1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›